×
  • Lajme
  • Lajme / Vendimi i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

    Osmani: NATO është fati i Kosovës

    Reporteri
    27 Maj 2024 | 11:35

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj avancimit të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar nga Asambleja Parlamentare e NATO-s.

    “Mirënjohëse anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që votuan në favor të avancimit të statusit të Kosovës në anëtare të asocuar. NATO-ja është fati i Kosovës dhe ky miratim do të mundësojë që zëri i popullit më pro-NATO-s të dëgjohet. Do të vazhdojmë përpjekjet me aleatët që të avancojmë drejt anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

    Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

    Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

    Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë – në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

    Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy ulëse. Tani, me avancimin e statusit do të mund të zgjerohet edhe delegacioni pjesëmarrës kosovar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!