Presidentja Vjosa Osmani është nderuar me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi”, nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi në Austri, shkruan Reporteri.net.
Ky çmim i është dorëzuar Osmanit në një ceremoni të veçantë të organizuar në Vjenë. Ky çmim i ishte ndarë dy dekada më parë Presidentit Rugova, ndërkaq laureatë të tjerë të çmimit përfshijnë edhe Presidentin Ronald Reagan, Kancelaren Merkel etj.
Siç u theksua nga Fondacioni paneuropian me rastin e vendimit, ky çmim i ndahet Presidentes Osmani për “përkushtimin e saj të palëkundur ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, orientimin pro-evropian, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.