×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Nuk dal në foltore se mund të jetë e infektuar

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 21:48

    Me tensione të mëdha ka vazhduar seanca pas votimit të mocionit të pozitës për shqyrtim të përshpejtuar të Buxhetit për vitin 2020.


    Në fillim të nisjes së seancës Osmani kërkoi nga deputetët të mos dilnin në foltore, por këtë nuk e respektuan disa prej tyre, shkruan Reporteri.net.

    Një prej tyre ishte edhe Lideri i Nismës, Fatmir Limaj,  i cili doli në foltore, ku mbajti një fjalim me akuza në drejtim të pozitës.

    E pas kësaj reagoi kryeparlamentarja Vjosa Osmani e cila ndër të tjera tha se nuk del në foltore për arsye se mund të jetë e infektuar.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!