×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Nuk shpërtheva ndaj Borellit, ishte reagim parimor meqë u shpreh i njëanshëm

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 21:47

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për reagimin që ka pasur ndaj përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell.

    Osmani ka deklaruar më herët se Borrell është i njëanshëm dhe nuk e ka menaxhuar si duhet dialogun.

    “Nuk ishte shpërthim, ishte reagim parimor sepse në çdo proces dialogu ndërmjetësuesi duhet të jetë i paanshëm. Ajo që pamë atë ditë ishte anshmëri e shprehur shumë qartë nga ana e zotit Borrell ku fajësohej Kosova për dështimin e një procesi ku më së paku kishte faj Kosova,” tha ajo në Euronews Albania.

    Osmani shtoi se propozimi për targat i vënë në tavolinë nga ana e Bashkimit Europian fillimisht ishte refuzuar nga ana e Serbisë. Më pas në tekst, siç tha Osmani ishin larguar pjesët më esenciale të tij.

    “Ishte larguar pjesa që kishte të bënte me kornizën e marrëveshjes finale dhe e dyta ishte larguar dhe afati kohor, prandaj dhe ne kur u dakorduam me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të kemi këtë 48-orëshin shtesë insistuam pikërisht në këto dy çështje,” u shpreh Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!