Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha.
Ajo ka shkruar se 46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu dhe fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin.
“24 vjet më parë ndodhi masakra e tmerrshme ndaj një familjeje të tërë. 46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu. Fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin. Sot ata e mbajnë gjallë kujtimin për anëtarët e vrarë dhe kujtesën për gjenocidin ndaj nesh. Ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ka shkruar presidentja.
Edhe kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj kësaj familjeje.
Kurti kujton se pas vrasjeve, serbët rrëmbyen edhe kufomat, dhe i zhdukën ato në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës.
“Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti: E vërteta kriminale e shtetit ë Serbisë nuk mund të zhduket e as të harrohet
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.