×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për paralajmërimin e Kurtit për taksën: Vendimet e tilla merren në Qeveri, jo në konferencë

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 15:07

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani pas mbledhjes së kryesisë ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme për taksën do të mbahet të hënën, në orën 11:00.


    Osmani para gazetarëve ka folur edhe për paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesërishme të taksës, veprim ky që siç u raportua mbrëmë u bë pa koordinim me LDK-në.

    Ndër të tjera Osmani ka thënë se ato që u thanë dje nga Kurti nuk ishin vendime, sepse vendimet merren në Qeveri, e jo në konferencë për media, shkruan Reporteri.net.

    “Ajo ishte një konferencë, kushdo le ta quajë si të dojë, sepse vendimet merren në qeverinë e Kosovës, ngase për tema të tilla duhet të ketë gjithmonë konsultime. Pra ky është një vendim ekskluziv i Qeverisë së Kosovës. Pra ka propozim, dhe në momentin që ka dakordim të plotë, atëherë besoj që do të tejkalohen të gjitha dallimet”, tha ajo.

    Osmani ndër të tjera tha se nuk bëhet fjalë për rrezikim të marrëdhënieve me SHBA-të dhe se LDK-ja është pro heqjes së takës.

    “Qëndrimet tona si LDK i marrim në organet e LDK-së, kam marrë pjesë dhe kanë qenë të publikuara nga kryetari i partisë. Përtej saj që kemi me shkrim ne nuk kemi diskutuar diçka tjetër. Në LDK jemi shprehur për largim të tarifës ngase nuk mund të rrezikohen raportet me Amerikën shkaku i një çmimi të produkti”, u shpreh Osmani.  /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!