×
  • Lajme
  • Lajme / Vdekja e Bajram Qerkinit

    Osmani për Qerkinin: Ishte simbol i përkushtimit të palëkundur për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

    Reporteri
    24 Shkurt 2025 | 11:02

    Presidentja Vjosa Osmani është shprehur e pikëlluar për vdekjen e Bajram Qerkinit, kryetarit të Zërit të Prindërve, të cilin e cilësoi simbol të qëndresës dhe përkushtimit për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

    “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit, njeriun që me përkushtim dhe guxim i dha zë dhimbjes së mijëra familjeve të personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka shkruar Osmani.

    “Si Kryetar i Shoqatës ‘Zëri i Prindërve’, Bajrami ishte simbol i qëndresës, i drejtësisë dhe i përkushtimit të palëkundur për ta zbardhur fatin e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës. Për më shumë se dy dekada, ai jetoi me dhimbjen për të birin e tij të zhdukur, duke mos u ndalur kurrë në kërkimin për të vërtetën”.

    Osmano tha se vendi ka humbur një zë të fuqishëm të kauzës për drejtësi, dhe ngushëlloi familjen e Qerkinit.

    “Sot, Kosova humbi një zë të fuqishëm të kauzës për drejtësi, por trashëgimia e tij mbetet e gjallë”.

    “Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Qerkini, miqve dhe të gjithë atyre që mbështetën betejën e tij për të zhdukurit me dhunë”.

    “Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”.

    “I përhershëm qoftë kujtimi për Bajram Qerkinin!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!