Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë aktin terrorist të para një javë në Banjskë të Zveçaqnit dhe se ata që e kryen s’ishin “vetëm një tufë qytetarësh”.
Ajo ndau në “X” një pjesë nga intervista e saj dhënë për televizionin britanik “4 Channel”, ku tha se Serbia “duhet të paguajë një çmim për këtë”.
“Ka prova të pakundërshtueshme që e lidhin Serbinë me aktin terrorist kundër Kosovës – nga trajnimi i terroristëve me ushtrinë serbe e deri te përdorimi i armëve të shkallës ushtarake të prodhimit serb. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë një mesazh të qartë se agresioni ka pasoja”, shkroi Osmani mbi video.
Ajo i tha televizionit britanik se po bëjnë presion që bashkësia ndërkombëtare ta sanksionojë Serbinë. Osmani kërkoi që SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe shtetet anëtare të Bashkimit Europian ta bëjnë këtë.
Osmani tha se mënyra siç ka ndodhur deri tash, nuk është e duhura se si ndërkombëtarët duhet ta trajtojnë Vuçiqin.
E pyetur nëse sheh se në këtë ka duar Vladimit Putini, Osmani tha “duart e tij janë mbi këtë”. Kjo, sipas saj, dëshmohet edhe nga deklaratat publike që vijnë nga Moska.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.