×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pranon letër nga Presidenti italian: Urgjentisht të arrihet normalizimi i raporteve me Serbinë

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 20:18
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu i saj nga Italia, Sergio Mattarella. Fotografi nga arkivi.

    Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, e ka uruar homologen e tij nga Kosova, Vjosa Osmani, në nder të 15 vjetorit të Pavarësisë.

    Në letrën e tij, Mattarella bëri thirrje që urgjentisht të punohet drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Konteksti aktual evropian e bën gjithnjë e më urgjente arritjen e një normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Uroj sinqerisht që propozimi evropian për marrëveshje ndërmjet palëve të mund të pranohet. Kjo është edhe në dobi të perspektivës së Kosovës për integrim evropian, të cilën Italia e mbështet bindshëm”, thuhet ndër të tjera në urimin e kreut të shtetit italian. /Reporteri.net/.

    Letra e plotë [e përkthyer] e Presidentit italian, Sergio Mattarella, dërguar Presidentes Vjosa Osmani:

    Në pesëmbëdhjetëvjetorin e Pavarësisë kam kënaqësinë t’ju shpreh Juve dhe popullit mik kosovar urimet më të mira të Republikës italiane dhe të miat personale.

    Takimi ynë i fundit në Romë bëri të mundur rritjen e ndjenjës së thellë të afërsisë që bashkon Kosovën me Italinë, historikisht në ballë për të kontribuar në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe sigurinë e Vendit të Tuaj edhe përmes misionit KFOR të NATO-s, komandën e të cilit e mban edhe kësaj here.

    Konteksti aktual evropian e bën gjithnjë e më urgjente arritjen e një normalizimi të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Uroj sinqerisht që propozimi evropian për marrëveshje ndërmjet palëve të mund të pranohet. Kjo është edhe në dobi të perspektivës së Kosovës për integrim evropian, të cilën Italia e mbështet bindshëm.

    Në këtë frymë, Ju lutem pranoni urimet e mia më të përzemërta për përvjetorin e sotëm të rëndësishëm.

    Sergio Mattarella 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!