Nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë Besian Mustafa ka pritur sot në takim Ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems e shoqëruar nga Zëvëndësi i i Misionit Peter van der Bloemen dhe Zyrtarja e Lartë e Sundimit të Ligjit, Venera Ramaj.
Osmani njoftoi ambasadoren Willems rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë me theks të veçantë për prioritetet e LDK-së për rendin dhe ligjin, zhvillimin ekonomik, investimet e huaja në Kosovë, arsimin, shëndetësinë dhe punësimin.
Ajo e falënderoi shtetin e Holandës për përkrahjen që i kanë dhënë Kosovës përmes projekteve të ndryshme.
Ambasadorja Willems falënderoi Osmanin për bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë për përkrahje të vazhdueshme për Kosovën në proceset shtetformuese në kuadër të integrimit Evropian, për një jetë me të mirë për qytetarët e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.