×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me Olivier Guerot

    Osmani takohet me ambasadorin francez, flasin për bllokadën në Kuvend

    Reporteri
    07 Korrik 2025 | 15:20

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.

    Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka ritheksuar se respektimi i rendit kushtetues është thelbësor për stabilitetin institucional.

    “Presidentja Osmani dhe Ambasadori Guerot folën edhe lidhur me konsultimet që ka zhvilluar Presidentja me subjektet politike në funksion të zbatimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ritheksoi se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Presidenca thotë se “në takim u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës, përfshirë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së Francës në rrugën euroatlantike të Kosovës.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!