×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takohet me komandantin e FSK-së: Ushtria jonë është e gatshme të ecë në drejtim të anëtarësimit të NATO-s

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 17:31

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani , ka pritur në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së.


    Osmani i ka ofruar mbështetje FSK-së, duke thënë se ushtria e vendit është e gatshme të ecë në drejtim të anëtarësimit në NATO.

    “Në radhë të parë për të ju dhënë mbështetje në punën e tyre në mbrojtje të vendit tonë e mbi të gjitha në mbrojtje të sigurisë. FSK do të vazhdon të jetë shembull i besueshmërisë që qytetarët e kanë në raport me ta. Ushtria jonë është e gatshme të ecë në drejtim të anëtarësimit të NATO-s, tash e tutje si komandante supreme, u ofrojë gjithë mbështetjen time që sa më parë të bëhet i mundur tranzicioni i FSK-së”, tha ajo.

    Gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se FSK-ja do t’i kryej të gjitha obligimet për anëtarësim në NATO.

    “Është obligim i joni që të kemi një bashkëpunim dhe drejt rrugës së tranzicionit, me angazhimin e të gjithëve pa diskutim ne do t’i kryejmë të gjitha obligimet tona dhe faza e tranzicionit është sfidues”, tha Rama.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!