Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me Presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Osmani ka thënë se Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona.
“Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar edhe fotografi nga ky takim.