×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takoi ambasadoren e Finlandës, diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 9:35

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës.


    Osmani ia shprehu mirënjohjen e saj shtetit dhe popullit finlandez për përkrahjen e vazhdueshme të cilën ia ka ofruar Kosovës dhe u shpreh e lumtur për raportin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve.

    “Qeveria finlandeze e ka përkrahur në vazhdimësi Kosovën. Pres që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në fusha të rëndësishme, siç janë: arsimi, shëndeti publik, politikat rinore, por edhe në procesin e integrimit më të shpejtë të vendit tonë në strukturat euroatlantike”, u shpreh Osmani.

    Ndërkohë, ambasadorja i Finlandës, Stjernvall, ritheksoi gatishmërinë e shtetit të saj për ta vazhduar bashkëpunimin e mëtejmë. Finlanda, sipas saj, do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në shumë fusha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!