×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takon kryeministrin e Irlandës, flasin për rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

    Reporteri
    20 Korrik 2024 | 15:20

    Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar takimin kryeministrin e Irlandës, Simon Harris, në Samitin e EPC-së.

    Osmani thotë se me Harris konfirmuan gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i presidentes:

    Rritja e dukshme e takimeve, vizitave zyrtare dhe shkëmbimeve midis Kosovës dhe Irlandës është një shenjë e qartë e marrëdhënieve tona të ngushta dhe të mira.

    Në Samitin e EPC-së, në takimin me Kryeministrin Simon Harris, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Irlandës për rrugëtimin tonë euroatlantik, ndërsa konfirmuam gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale. 🇽🇰🇮🇪

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!