×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata e presidentes

    Osmani takon presidentin bullgar Radev: Biseduam për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE e NATO

    Reporteri
    20 Korrik 2024 | 9:46

    Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se në Mbretërinë e Bashkuar e ka takuar presidentin bullgar Rumen Radev. Ajo thotë se e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Osmani thotë me Radev kanë diksutuar për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

    Postimi i presidentes:

    Gjatë takimit tonë në Mbretërinë e Bashkuar, e falënderova Presidentin bullgar Rumen Radev për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

    Diskutuam raportet tona të shkëlqyeshme bilaterale, si dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, BE, NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare. 🇽🇰🇧🇬

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!