Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e para e shtetit, Vjosa Osmani ka takuar senatorë e kongresistë amerikanë në Washington në nder të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s, shkruan Reporteri.net.
Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se i ka falënderuar ata për kontributin dhe përkushtimin e palëkundur për të përforcuar aleancën mes Kosovës dhe ShBA-së.
Presidentja ka publikuar edhe fotografi nga këto takime.
Postimi i plotë:
Senatorë e kongresistë amerikanë të të dyja partive i bënë jehonë aspiratave tona në kohët më të vështira.
Ata ishin zëri i popullit të Kosovës.
Në Washington D.C., në kuadër të 75 vjetorit të themelimit të NATO-s, i falënderova ata për kontributin e tyre përgjatë viteve, por edhe për përkushtimin e palëkundur për ta forcuar aleancën midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara! 🇽🇰 🇺🇸
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.