×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takon senatoren amerikane: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA shumë të forta, do t’i thellojmë edhe më tej

    Reporteri
    20 Shkurt 2022 | 20:06

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, ka takuar senatoren amerikane nga Minnesota, Amy Klobuchar, me të cilën ka biseduar për relacionet Kosovë-SHBA.

    Ajo përmes një postimi në Twitter, lajmëroi se me senatoren amerikane kanë diskutuar edhe për tentimet e regjimeve autoritare për të zhbërë investimet amerikane në rajon.

    “Sot gjithashtu takova senatoren Amy Klochubar në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të diskutuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përpjekjet e regjimeve autoritare për të zhbërë investimet dekadëshe amerikane në rajon”, shkroi Osmani.

    “Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara janë po aq të forta sa gjithmonë dhe jemi të vendosur t’i thellojmë edhe më tej”, shtoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!