×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takon shefin e EULEX-it, flasin për luftën kundër krimit

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 13:48

    Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa janë takuar  me shefin e EULEX-it, Bernd Thran.


    Osmani e njoftoi Thran për diskutimet LDK-LVV drejt programit të përbashkët qeverisës, qëndrimet e LDK-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin dhe shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

    Thran falënderoi LDK-në për bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive ndaj EULEX-it dhe të gjitha proceseve shtetformuese. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!