×
  • Lajme
  • Lajme / Urimi i Presidentes

    Osmani uron 28 Nëntorin: Ta nderojmë historinë duke riafirmuar përkushtimin për fuqizimin e shteteve tona

    Reporteri
    28 Nëntor 2024 | 10:02

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar ditën e 28 Nëntorit e cila shënon tri festa për shqiptarët.

    Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.

    “Më 28 nëntor, nderojmë historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke riafirmuar përkushtimin tonë për fuqizimin e shteteve tona.
    28 Nëntori nuk është vetëm simbol i betejave dhe triumfeve tona, por edhe kujtim i sakrificave tona për të qenë të lirë, në paqe dhe krenarë.

    28 Nëntori është simbiozë e tri momenteve historike që e lartësojnë kombin tonë: ngritja e flamurit në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, dalja publike e UÇK-së dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari. Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta festojmë këtë ditë me krenari”, ka shkruar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!