×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Xhemajl Mustafa u vra për shkak se besonte në LDK-në, vrasësit e tij enden të lirë

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 17:30

    Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarin Xhemajl Mustafa, në 19 vjetorin e vdekjes së tij. Osmani ka thënë se ai u vra për shkak të bindjeve të tij politike.


    Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Mustafa u vra për shkak se besonte në LDK dhe në projektin e Kosovës shtet të lirë, të pavarur e demokratik.

    “19 vite pas, ata që e vranë janë akoma të lirë, ndërkaq Kosova kurrë nuk do të jetë plotësisht e lirë pa vënë para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve dhe pa u mbyllur plaga e vrasjeve të pasluftës”, ka shkruar Osmani.

    Sot janë bërë 19 vite që nga vdekja e zëdhënësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhemajli Mustafa, gjersa institucionet e vendit ende nuk kanë arritur ta zbardhin këtë vrasje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!