×
  • Lajme
  • Lajme / Vjenë

    Osmani nderohet me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi”, i ishte ndarë edhe Rugovës, Reagan-it dhe Merkel-it

    Reporteri
    12 Maj 2025 | 19:10

    Presidentja Vjosa Osmani është nderuar me Çmimin Evropian “Coudenhove-Kalergi”, nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi në Austri, shkruan Reporteri.net.

    Ky çmim  i është dorëzuar Osmanit në një ceremoni të veçantë të organizuar në Vjenë. Ky çmim i ishte ndarë dy dekada më parë Presidentit Rugova, ndërkaq laureatë të tjerë të çmimit përfshijnë edhe Presidentin Ronald Reagan, Kancelaren Merkel etj.

    Siç u theksua nga Fondacioni paneuropian me rastin e vendimit, ky çmim i ndahet Presidentes Osmani për “përkushtimin e saj të palëkundur ndaj raporteve me partnerët euroatlantikë, orientimin pro-evropian, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!