×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus / Njoftimi

    ​OVL-UÇK paralajmëron protesta më 25 shtator në të gjitha qytetet e Kosovës

    Reporteri
    22 Shtator 2026 | 16:45

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se më 25 shtator, nga ora 17:00 do të organizohen protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku kjo organizatë ka degët e saj.

    Sipas njoftimit, protesta në Prishtinë do të mbahet nga ora 21:00, ndërsa OVL-UÇK ka ftuar institucionet komunale dhe qytetarët që t’u bashkohen protestave në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe, siç thuhet, vlerave të luftës çlirimtare.

    Organizata ka bërë të ditur se do të mbështesë çdo protestë që organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare, përderisa ato zhvillohen në mënyrë paqësore dhe pa cenuar rendin kushtetues.

    Në njoftim, OVL-UÇK u ka bërë thirrje gjithashtu përfaqësuesve të spektrit politik, shtetëror dhe kombëtar që të nisin sa më parë hartimin e një strategjie kombëtare, e cila, sipas saj, do të garantonte mbështetje të plotë për ish-krerët e UÇK-së deri në vendimin e Apelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!