Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i është bashkuar sot Bashkim Shala nga Malisheva, vëlla i dëshmorit të kombit Hafir Shala, i cili jeton dhe vepron në Graz të Austrisë.


Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili e falënderoi Shalën për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kulturore e arsimore të vendit tonë përmes shoqatës “Atdheu”, si kryetar i saj.

“Lajm i mirë aderimi në Aleancë i Bashkim Shalës nga Malisheva, vëlla i dëshmorit të kombit Hafir Shala. Bashkimin, i cili jeton dhe vepron në Graz të Austrisë, e falënderova për kontributin në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kulturore e arsimore të vendit tonë përmes shoqatës “Atdheu”, si kryetar i saj. E sigurova se diaspora jonë, si krah i djathtë i Kosovës, do ta ketë gjithmonë kujdesin tonë të veçantë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Reklamë