×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Festoni pa armë, mesazhi i Sveçlës për Vitin e Ri

    Reporteri
    31 Dhjetor 2021 | 16:42

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka apeluar te qytetarët e Kosovës që në natën e Vitit të Ri të festojnë me zemër e pa armë.

    Mesazhin e ka përcjellë pas vizitës së përbashkët me presidenten Vjosa Osmani në Policinë e Kosovës dhe Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë.

    “Zyrtarët policorë dhe Zjarrfikësit sonte do të jenë në detyrë për sigurinë e të gjithë qytetarëve edhe pse do të jetë festë. Gjej rastin të falënderoj të gjithë zyrtarët policor, zjarrfikësit, zyrtarët e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre përgjatë gjithë këtij viti. Bashkë do të vazhdojmë punën edhe më intensivisht por më i rëndësishmi mbetet shëndeti juaj dhe i gjithë qytetarëve tanë. Ne po përballemi me variant të ri të virusit Covid-19 andaj ju lutem për kujdes ndaj vetes, të afërmve tuaj dhe qytetarëve tanë. Apeloj për kujdes maksimal në natën e sotme të ndërrimit të motmotit. Festoni me zemër, me dashuri e ngrohtësi me ata që i keni pranë dhe jo me armë që të rrezikoni jetën e tyre”, ka thënë Sveçla në një postim në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!