×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Gjashtë shqiptarë të vdekur nga aksidenti tragjik në Greqi

    Reporteri
    05 Mars 2023 | 11:22

    Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka konfirmuar vdekjen e 6 shqiptarëve nga aksidenti tragjik në Greqi ku janë përplasur 2 trena duke shkaktuar në total humbjen e 57 jetëve.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi.

    “Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas ,Denis Ruçi, Pavlin Bozo”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!