×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dhe Baerbock përurojnë parkun e erës në Selac të Mitrovicës

    Reporteri
    11 Mars 2022 | 14:42

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me ministren gjermane të Punëve të Jashtme Annalena Baerbock sot kanë inauguruar parkun e erës në Selac të Mitrovicës.

    Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, kryeministri Kurti shkroi se ky investim gjermano-izraelito-kosovar prej 170 milionë eurosh  ka një kapacitet prej 105 MW nga 27 mullinj të erës, duke shtuar prodhimin e nevojshëm të energjisë dhe duke na sjellë më pranë qëndrueshmërisë së energjisë. Një fitore për qytetarët dhe mjedisin tonë.

    Ky investim llogaritet se do të furnizojë me energji elektrike rreth 70.000 familje kosovare. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!