Një shtetas i Austrisë është gjetur i vdekur gjatë ditës së djeshme në një nga hotelet e kryeqytetit.
Përmes njoftimit 24 orësh, Policia ka bërë të ditur se rrethanat në të cilat shtetasi austriak ka ndërruar jetë, janë ende të paqarta, shkruan Reporteri.net.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Austrisë derisa ishte duke qëndruar në një hotel, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë. Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes me ç’rast ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.