Politikani belg Guy Verhofstadt është i shqetësuar me nivelin e ulët të sanksioneve që ka ndërmarrë Europa karshi Rusisë pas invazionit ndaj Ukrainës. Shqetësimin e tij ai e shfaqi në fjalimin e tij në Parlamentin Europian.
”Realiteti i trishtë, të dashur kolegë, është se ne nuk po bëjmë majftueshëm për Ukrainën sot. Mbyllja e qiellit nuk rezulton në radar, sanksionet tona po targetojnë vetëm 7 banka ruse, që janë 30% e sektorit banker rus. Dhe ajo që është më e rëndësishmja është që nuk kemi akoma një ndalim të importimit të gazit dhe naftës ruse. Ukraina po lufton për vlerat europiane dhe demokracinë tonë, teksa ne europianët vazhdojmë të financojmë ‘’makinën e luftës’’ së Putinit. Është koha që pas amerikanëve dhe anglezëve, edhe ne të vendosim për një ndalim të përkohshëm të gazit dhe naftës ruse, përsa ky agresion vijon. Dhe po, do të vuajmë, por do t’i mbijetojmë muajt e ardhshëm. Ajo që nuk është e qartë është nëse ukrainasit do të mbijetojnë në muajt e ardhshëm’’, tha ai në fjalimin e tij, transmeton Euronews Albania, përcjell Reporteri.
Përderisa as pas takimit të djeshëm në Turqi palët nuk arritën ndonjë marrëveshje, nevoja për intensifikimin e sanksioneve duket hap i domosdoshëm. /Reporteri