×
  • Lajme
  • Botë

    Zëvendësministri ukrainas i Ekonomisë: Rusia ka dëmtuar me 119 miliardë dollarë infrastrukturën ukrainase

    Reporteri
    11 Mars 2022 | 13:28

    Sulmet ruse mbi Ukrainën po vazhdojnë edhe më tutje, ndërsa autoritetet ukrainase kanë bërë vlerësimin e dëmeve infrastrukturore që nga fillimi i invazionit rus.

    Qendra për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit nën Ministrinë e Kulturës dhe Politikës së Informacionit të Ukrainës nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka theksuar se sipas zëvendësministrit ukrainas të Ekonomisë Denys Kudin, dëmet infrastrukturore të deritanishme të sulmeve ruse mbi Ukrainën kanë arritur vlerën e 119 miliardë dollarëve.

    Në një postim tjetër, kjo qendër ka shkruar se forcat ruse kanë lansuar më shumë se 775 raketa që nga fillimi i invazionit në Ukrainë, ku janë vrarë qindra civilë, ndërsa mijëra kanë humbur shtëpitë e tyre. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!