Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nisur fushatën parazgjedhore.
Haradinaj ka qëndruar në Deçan, ku është takuar me strukturat e AAK-së në këtë komunë.
Por, këtij takimi janë thyer rregullat e Qeverisë për luftimin dhe parandalimin e koronavirusit, shkruan Reporteri.net.
Grumbull i madh i njerëzve vërehen në fotot që ka publikuar vetë kreu i AKK-së në Facebook, në kundërshtim kjo me masat anti-Covid.
Anëtarët e AAK-së shihen pa maska dhe të ulur shumë afër njëri-tjetrit.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme, kur Haradinaj ka qëndruar sot në Kamenicë dhe Gjilan./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.