Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se me Lajçak biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Ai ka deklaruar se duhet të vazhdojë dhe të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kufjitë e njohur ndërkombëtarisht dhe rendin aktual kushtetues të Kosovës.
Ky është postimi i tij i plotë:
Zhvillova sot një bisedë telefonike me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, me të cilin kemi shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Dialogu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe rendin aktual kushtetues të Kosovës. Kjo është zgjidhja e vetme për paqen e qëndrueshme në rajon dhe zhbllokimin e perspektivës euro-atlantike.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.