×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli e fton në Kosovë presidentin e Guinesë

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 10:02

    Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar me presidentin e Guinesë Bissau, Jose Mario Vaz, të cilin e ka ftuar të vizitojë Kosovën.

    Pacolli ka thënë se presidenti Jose Mario Vaz me dëshirë pranoi të fliste për vizitën në Kosovë, mirëpo kryediplomati kosovar shtoi se nuk i kanë zënë në gojë propaganda e Serbisë për tërheqjen e njohjes, shkruan Reporteri.net.

    “Propagandat e hedhura nga ndonjë fqinj i Kosovës në kurriz të qëndrimit të shtetit të Guinesë Bissau, nuk ishin fare pjesë e diskutimit me presidentin Vaz, i cili pranoi me dëshirë ftesën për të vizituar Kosovën”, ka thënë Pacolli.

    Ndërkaq, Pacolli ka potencuar se në takim është diskutuar për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve, e po ashtu edhe për thellimin e bashkëpunimit diplomatik.

    “Në takimin bilateral që zhvillova me presidentin e Guinesë Bissau, z.Jose Mario Vaz, folëm për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Presidentit Vaz i shpreha falenderimet e mëdha të popullit të Kosovës për mbështetjen e tyre në secilën fazë të avansimit të shtetit tonë. Republika e Kosovës është e përkushtuar që të vendos dhe thellojë marëdhëniet diplomatike me çdo vend të botës andaj jam shumë i lumtur që në këtë drejtim jemi në rrugë të drejtë”, ka shtuar Pacolli.

    Ndryshe, muaj më parë ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, kishte thënë se Guinea Bissau ka tërhequr njohjen e Kosovës, por e cila gjë u mohua nga pala kosovare./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!