Deputeti i AKR’së, Behgjet Pacolli ka folur edhe një herë për zhvillimet e javës së kaluar në Kosovë, e që lidheshin direkt me të.
Pacolli thotë se ai ka leje të përhershme që të ateroj në Prishtinë dhe për këtë nuk ka pasur problem, por shton se kishte këshilla që të mos ateronte atje.
‘’Këshilltari më rekomandoi që të mos ateroj në Prishtinë po në Tiranë. Pasi që atje në Prishtinë mundet çdo kush të ketë akses në aeroport dhe mund të hedhë ndonjë gurë në motor të aeroplanit tim pa dijeninë tonë. Kishim frikë për ndonjë tragjedi’’, ka thënë Pacolli.
Ai tutje është shprehur se tërë zhvillimet që pasuan pas kërkesës së tij për të ardhur në Kosovë janë inskenuar nga VV. Pacolli ka thënë se asnjëherë nuk ka thënë se nuk do të shkojë, në karantinë, mirëpo se aty njerëzit po selektohen në bazë të orientimeve partiake, shkruan Reporteri.
Madje Qendrën e Studentëve që është shndërruar në karantinë Pacolli e ka krahasuar me kampet e Hitlerit.
“Nuk kam fjetë tërë natën, jo na frika por nga inati. Unë as nuk kam deklaruar se nuk do të shkoj në karantinë dhe as se nuk do ta votoj Qeverinë. Është skenar i montuar. Nuk do të gjeni asnjëherë në një deklarim se unë nuk do të shkoj në karantinë. Unë kam thënë se karantina duhet të vlerë për secilin. Ai konvikt do të shihni se nuk do të gjeni asnjë militant të VV-së. Njerëzit që kanë ardhë janë nda në dy grupe si në kohën e Hitlerit. Kur njerëzit janë nda në dy grupe, ata që kanë shkuar në koncetrim dhe ata që kanë shkuar në shpi”, u shpreh ai.