Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, nuk është futur në Kosovë.
Ai ende ndodhet në Tiranë, ku ka mbërritur mbrëmë nga Zvicra, prej atje ku po qëndronte që nga përhapja e coronavirusit.
“Pacolli ende ndodhet në Tiranë”, ka thënë për KlanKosova.tv, këshilltari i tij, Naim Murseli.
Ai ka theksuar se më vonë do të njoftojnë se kur ai do të kthehet në Prishtinë.
Ditën e djeshme ka pasur disa deklarime edhe nga Pacolli edhe nga zyrtarë qeveritarë për kthimin e tij, duke u potencuar që edhe ai duhet të karantinoret për 14 ditë sikur të gjithë të kthyerit nga jashtë gjatë periudhës së pandemisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.