×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli i shtron iftar kryeministrit Abazoviq në shtëpinë e tij luksoze

    Reporteri
    14 Prill 2023 | 22:13

    Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka pritur në konakun e tij, kryeministrin në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

    Pacolli tha se deshi që Abazoviqin ta falënderojë për përkrahjen ndaj Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    “Në iftarin e 23-të pata kënaqësi të mirëpres sonte në shtëpi Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq me ministrat e tij dhe delegacion përcjellës, përfshirë edhe miq tjerë të biznesit kosovar, në krye me mikun tim Agim Shahinin”.

    “Kryeministrin e falënderova edhe për vizitë, dhe për përkrahjen e tij ndaj Kosovës. Është krenari kur shohim shqiptarët të avancuar në pozita të larta shtetërore në shtetet fqinj”, njoftoi Pacolli në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!