×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli ia ndalon hyrjen në Kosovë Daçiqit, mohoi Reçakun

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 13:14

    Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka vendosur të shpallë person non-grata Ivica Daciqin, i cili mohoi masakrën e Reçakut, ku ishin vrarë 30 gra, fëmijë e pleq në janarin e vitit 1999.


    Pacolli ka thënë se për sa kohë fashistët si Daciqi nuk dënohen nuk do të ketë pajtim Kosovë-Serbi.

    Përmes një postimi në Facebook është shprehur se është i papranueshëm mohimi i Masakrës së Reçakut nga Dacici, të cilin e ka quajtur zëdhënës të Millosheviçit.

    ”I pështirë dhe absolutisht i papranueshëm mohimi i Masakrës së Recak nga ministri aktual i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili shërbeu si zëdhënës i partisë së Millosheviçit në vitet ’90. Zëdhënësi i Millosheviçit vazhdimisht ofendon viktimat, familjaret e tyre dhe mohon vrasjet masive dhe gjenocidin në Kosovë nga regjimi që ai i shërbente i përkushtuar”, ka thënë Pacolli, shkruan Reporteri.net

    Tutje Pacolli ka thënë që Serbia kreu krimet më të rënda ndaj populates civile në Kosovë që nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër hebrenjve.

    ”Serbia kreu krimet më të këqija kundër civilëve shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë në Evropë që nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër hebrenjve”.

    Sipas Pacollit ka dështuar drejtësia ndërkombëtare për ti sjellur para drejtësisë persona që kryen krime ndaj popullatës civile në Kosvë.

    ”Arsyeja pse Daçiq dhe fashistë të tjerë në Serbi mohojnë krimet e luftës është sepse drejtësia ndërkombëtare dështoi në sjelljen e atyre para drejtësisë që kryen krime kundër njerëzimit në Kosovë”.

    Tutje ai ka thënë që nëse nuk dënohet persona të cilet kanë kryer krime ndaj popullatës nuk do të ketë kurrë pajtim.

    ”Nuk kishte kurrë një de-nazifikim të Beogradit. Drejtësia për viktimat e luftës në Kosovë nuk do të arrihet kurrë nëse drejtësia vazhdon ta fsheh gjithë ato krime nën qilim. Nëse nuk ka dënim për krimet e Beogradit të kryera në Kosovë nuk do të ketë kurrë pajtim dhe këta fashistë në Beograd do të vazhdojnë të mohojnë krimet që kanë kryer”.

    Ndërkaq lidhur me deklaratat e Dacicit dhe zyrtarëve tjerë serbë të cilët mohojnë krimet e luftës, Pacolli ka marrë vendimin që të shpallen persona të padëshiruar.

    ”Si Ministër i Punëve të Jashtme kam vendosur që të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata që i mohojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë të shpallen persona non-grata në Kosovë dhe i bëjnë thirrje Prokurorisë të marrë masa ligjore kundër tyre”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!