Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, po merr pjesë në Samitin e Berlinit. Me këtë rast ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar fuqishëm për bashkëpunimin rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dy shtete të pavarura dhe sovrane, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij, tanimë ka ardhur koha që Serbia të pranojë realitetin dhe të shohë të ardhmen me Kosovën si dy fqinjë të barabartë.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Në Berlin me Presidentin Thaçi dhe Kryeministrin Haradinaj jemi duke marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë për Ballkanin Perëndimor me ftesë të Kancelares gjermane Merkel dhe presidentit francez Macron për të diskutuar zhvillimet aktuale në rajon dhe perspektivën evropiane të të gjitha vendeve.
Kosova mbetet e përkushtuar fuqishëm për bashkëpunimin rajonal dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si dy shtete të pavarura dhe sovrane.
Ka ardhur koha që Serbia të pranojë realitetin dhe të shohë të ardhmen me Kosovën si dy fqinjë të barabartë.
Një çështje e rëndësishme për delegacionin tonë është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë.
Jemi të vendosur për këtë kërkesë, pasi është mënyra e vetme për t’i treguar popullit të Kosovës se e ardhmja evropiane është e prekshme. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.