×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli kërkon nga BE ta disiplinojë Serbinë pas provokimit që i bëri Kosovës në Samitin në Beograd

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 11:44

    Zv. kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka mbajtur konferencë për medie gjatë së cilës tha se në samitin që po mbahet në Beograd të Serbisë për heqjen e roamingut të vendeve ballkanike perëndimore, Serbia ka provokuar Kosovën gjë për të cilën ka ftuar BE-në që të sqarojnë pozicionin e vet ndaj provokimeve të tilla.

    “Jam i shqetësuar me ngjarjen e sotme nën organizim të BE-së, të Samitit Digjital të vendeve perëndimore ku po mbahet në Beograd për nënshkrimin e roamingut. Por, në një panel të posaçëm diskutimesh të nivelit të 137 ministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit  Perëndimorë ndodh diçka e papritur. Edhe në këtë rast Serbia duke thyer secilën marrëveshje sot ka provokuar në mënyrë organizative duke thyer çdo rregull te ministrat perëndimor”, tha Pacolli.

    Ai ka folur për ngjarjen që ka ndodhur sot, duke thënë se këto provokime janë kundër Pavarësisë së Kosovës.

    “Gjatë këtij sesioni organizatorët ndalojnë mikrofonat dhe i kalojën fjalën dikujt nga publiku. Aty koncentrohen të gjitha kamerat dhe në monitorët prapa panelistëve del teksti që ai person e lexon. Kanë qenë tekste destruktive, shoviniste. Ne nuk mund t’i pranojmë ato kurrsesi dhe kanë qenë tekste kundër Republikës së Kosovës, kundër Pavarësisë së Kosovës. Një gjë e tillë nuk lejohet”, tha Pacolli, raporton EO.

    Ai ka ftuar Bashkimin Evropian që të reagojë në këtë rast në mënyrë që Serbia të disiplinohet.

    “Ftojmë BE-në që ta disiplinoj Serbinë në të ardhmen përndryshe Kosova nuk mund të jetë partnere, prezenca në konferenca të këtij lloji. Ftojmë edhe një herë BE-në të sqarojë pozicionin e vet ndaj këtyre agresioneve të cilat i ndodhin Kosovës pothuajse çdo ditë”, tha Pacolli, raporton EO.

    Ai foli edhe për vizitën në kontinentin afrikan.

    “Ai tha se me punë të pandërprerë diplomatike, shtetet afrikane mund të kthehen në mbështetëse të proceseve të rëndësishme të afirmimit ndërkombëtar të Kosovës. Është koha që marrëdhëniet me vendet e tjera t’i shohim si një aktivitet të përditshëm. Një nga aktivitetet e mia më të rëndësishme është thellimi i komunikimit dhe marrëdhënieve diplomatike me të gjitha shtetet, përfshirë organizatat multilaterale”, tha Pacolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!