Deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se nga autoritetet kosovare i është anuluar leja për aterim në Aeroportin e Prishtinës.
Sipas tij, kjo gjë ka ndodhur përmes një e-maili, shkruan Reporteri.net.
Media të caktuara raportuan se kishte qenë vetë Pacolli që anuloi fluturimin, mirëpo deputeti ka publikuar një email me të cilin pretendon se iu anulua leja.
“Ju lutemi këshillohuni që për çdo fluturim tjetër të planifikuar në Aeroportin e Prishtinës duhet të paraqisni përsëri kërkesën zyrtare. Për shkak të situatës, kjo kërkesë do të shqyrtohet nga Ministri i Infrastrukturës dhe gjithashtu nga autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Punëve të Brendshme”, thuhet në këtë e-mail./Reporteri.net
Ky është publikimi i plotë:
Kjo është dëshmia se leja për aterim të cilën aeroplani im ka poseduar për aeroportin e Prishtinës (që ishte konformë rregullave të BE-së dhe IATA) është anuluar.
Dear Sir,
Pls be advise that for any other planned flight to Prishtina Airport you need to submit the official request again. Due to the situation, this request ëill be revieëed by the Minister of Infrastructure and also by the authorities of the Ministry of Health and Internal Affairs.
Thank you for your cooperation.
Best regards,
Nexhat Bala
Civil Aviation Department
Ministry of Infrastructure and Environment
Republic of Kosovo
Tel: +381 38 20028105