×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli mbron Thaçin: Nuk i bëri presion Haradinajt për taksën, i bën Merkel e Macron dhe ambasadori i SHBA-ve

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 16:55

    Presion apo jo mbi kryeministrin Ramush Haradinaj në Samitin e Berlinit për heqjen e taksës vazhdon të jetë tema kyçe për momentin në skenën politike.


    Ndërsa kryeministri Haradinaj ka deklaruar se presidenti Thaçi dhe kryeministri shqiptar Edi Rama i kanë bërë presion të madh për heqjen e taksës, çka u mohua nga Rama, është edhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli që gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka folur për këtë çështje, shkruan Reporteri.net.

    Pacolli ka deklaruar se kryeministri Haradinaj në Samitit e Berlinit ka pasur presione të shumta për pezullimin e taksës, por ka mohuar që presidenti Thaçi t’i ketë bërë presion Haradinajt për taksën.

    Ai ka thënë se presioni ka ardhur nga ambasadori i SHBA-së në Gjermani, i cili ka kërkuar delegacionit kosovar ta pezullojë taksën për dy javë, por një kërkesë e tillë është refuzuar nga kryeministri Haradinaj.

    Ai ka konfirmuar se presion për largim të taksës ka pasur edhe nga nikoqirët e Samitit të Berlinit, konkretisht nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

    Këto kërkesa Pacolli tha se organizatorët i bënë pas konferencës së parë, konkretisht gjatë një kokteji.

    Pacolli ndërkaq ka folur edhe për Samitin e Parisit që do mbahet më 1 korrik.
    Ka deklaruar se janë dakorduar që në këtë takim të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Ekipit Negociator. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!