×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Më gëzon fakti për ardhjen e rinisë në krye të institucioneve, atë që e kam dashur më së shumti

    Reporteri
    07 Tetor 2019 | 12:23

    Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacoll ka komentuar zgjedhjet e djeshme.


    Edhe pse koalicioni i partisë së tij me Nisma-n dolën humbës të këtyre zgjedhjeve, Pacolli tha se sovrani e tha fjalën e tij dhe ai ka gjithmonë të drejtë.

    “Përgëzoj zotni Albin Kurti për integritetin e tij politik dhe zonjën Osmani që krijoi energji të re mbi themelet e trashëgimisë rugoviste”, ka thënë Pacolli.

    Tutje ai shtoi se mbi të gjitha t’i tregohet miqve përendimorë se orientimi proatlantik i Kosovës vetëm se do të forcohet.

    Postimi i plotë:

    Bashkudhetarët e mi dhe unë e ndoqem me interes numërimin e votave.
    Sovrani e tha fjalën e tij dhe ai ka gjithmonë të drejtë.
    Është për tu përgëzuar populli i Kosovës që votoi me qetësi dhe maturi.
    Urime për udhëheqësit e Opozitës që me koherencë, me etikë, e konfirmuan alternativën e tyre duke siguruar votim popullor të qartë.
    Përgëzoj zotni Albin Kurti për integritetin e tij politik dhe zonjën Osmani që krijoi energji të re mbi themelet e trashëgimisë rugoviste.
    Procesi është në përmbyllje e sipër dhe duhet poashtu të kemi durim që institucionet e numërimit dhe legjitimimit të votave të japin verdiktin përfundimtar, pa presione triumfaliste apo të dëshpërimit.
    Është krejt e qartë, se pakënaqësia popullore e krijuar prej mungesës së perspektivës, stagnimit ekonomik, izolimit ndërkombëtar favorizoi ardhjen në pushtet të forcave të opozitës.
    Më gëzon fakti për ardhjen e rinisë në krye të institucioneve, atë që e kam dashur më së shumti.
    Vullneti për ndryshim fitoi.
    Ne duhet të mbajmë shënim këtë vullnet popullor.
    Tani duhët mbi të gjitha t’i tregohet miqve tanë perëndimorë se orientimi proatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe ai vetëm do të forcoheT.
    Miqët perëndimorë, poashtu, tani të mbajnë shënim rezultatin dhe të hedhin hapin e parë të shumëpritur për popullin e Kosovës-
    Punë të mbarë qeverisë së re!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!