Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli thotë se ka marrë me qindra kërcënime nga militatë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët i kanë kërcënuar edhe familjen, duke përfshirë edhe djalin e tij i cili shkon në shkollë.
Pacolli në një intervistë për EuroNews Albania, në emisionin Ilva Now, ka thënë se militantë të VV’së i kanë dërguar mesazhe kërcënuese dhe fotografi të djalit të tij duke i bërë të ditur se e kanë përcjellur atë, dhe e dinë edhe autobusin me të cilin ai shkon në shkollë.
“Kam marrë qindra kërcënime nga militantë të VV’së që unë të mos jetojë më. Ata më kanë kërcënuar familjen time. Ata më kanë dërguar fotografi të shkollës së fëmijëve të mi këtu në Zvicër. Më kanë dërguar fotografi të autobusit që i bartë fëmijët e mi për në shkollë. Më kanë thënë se cili është djali im, fotografi të djalit tim”, ka thënë Pacolli.
Ai ka insistuar se nuk e tërheq fjalën që e ka thënë edhe më parë, se është hera e parë kur ka pasur frikë nga institucionet e shtetit të tij, përcjell Reporteri.net
Pacolli ka bërë të ditur se ka denoncuar kërcënuesit, duke përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurtin e edhe ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla.
“Janë duke u përgaditur lëndët, dhe bashkë me të tjerët do të denoncojë edhe kryeministrin e Kosovës e edhe ministrin e Brendshëm në detyrë”, ka thënë kreu i AKR’së. /Reporteri.net