×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli mund t’i tërheqë fjalët për sulmin terrorist, nëse këtë e bëjnë edhe Sveçla e Kurti

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 14:00

    Këshilltari i kreut të AKR-së Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, i është përgjigjur sot zëdhënësit të Qeverisë në detyrë Përparim Kryeziut, që ka deklaruar se duhet të kërkohet falje për deklarimet lidhur me sulme terroriste.


    Zyberaj ka shkruar në “Facebook” se e vlerëson si kërkim ndjese deklarimin e sotëm të zëdhënësit të Qeverisë.

    “Etika e tij është ku e ku në raport me agresionin verbal, kërcënimin, frikësimin në mesazhet e shefit të tij ose zëvendësministrit të brendshëm ndaj zotit Pacolli. Pikërisht ai agresion verbal i nisur nga lart nxiti si rregullisht ushtrinë e mijëra kërcënuesve me ose pa emër në rrjetet sociale ose dhe në forma të tjera, që të bëjnë thirrje të hapura për vrasje, linqim, të zotit Pacolli, fëmijëve të tij etj. Një klimë e tillë fashizmi verbal, por jo vetëm verbal, frymëzuar me vetëdije apo pa vetëdije nga kreu i qeverisë është parathënia e cdo akti terrorist të mundshëm, sic analizon stafi i sigurisë së zotëri Pacollit, shto këtu dhe informacionet që ata marrin nga drejtime të ndryshme”, ka deklaruar ai.

    Zyberaj ka shkruar se Pacolli merr kërcënime e se është në natyrën njerëzore të frikësohesh për fatin e familjes, derisa shtoi se Pacolli mund ta tërheqë deklaratën e tij.

    “I vetëdijshëm pse deklarimet e tij mund të cënojnë imazhin e shtetit të Kosovës, zotëri Pacolli mund të tërheqë atë cfarë tha. Mirpo a do ta bejnë këte me parë kryeministri dhe u.d. i ministrit te Punëve të Brendshme”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!