×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli nga Zvicra: Do të kthehem në Kosovë ta votoj qeverinë e re

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 20:22

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se do të kthehet prapë në Kosovë për ta votuar qeverinë e re.


    Nga shtëpia e tij në Zvicërr, në një intervistë për Euroneës Albania, Pacolli tha se do të rikthehet në Kosovë nëse Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë LDK-së që ta formojë Qeverinë.

    “Unë jam deputet dhe pa marrë parasysh kërcënimet që mi bëjnë, e keni pa edhe kërcënimin e Sveclës që nëse shkoj në Kuvend do të më arrestojnë, por unë do të shkoj [të votojë qeverinë] për arsye që është obligim i imi ngase jam deputet i zgjedhur nga qytetarët e Kosovës”, tha ai.

    Por, edhe pse pohoj se do t’i jap votën Qeverisë se LDK-së me partner, tha nuk do të jetë pjesë e koalicionit me ta, përcjell Reporteri.net.

    I pyetur nëse ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe nëse kjo është arsyeja pse nuk ëahtë marr vesh me Isa Mustafën, ai e mohoi këtë duke shtuar që ka mundur të zgjedhë, por vendimi i tij ëahtë që mos të bëhet pjesë e kësaj Qeverie. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!