×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e asnjë qeverie

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 9:05

    Aleanca Kosova e Re, e Behgjet Pacollit nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re, e cila pritet të formohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Pjesë e së cilës pritet të jetën edhe AAK, Nisma dhe subjektet politike të komuniteteve pakicë.


    Por, pjesë e kësaj qeverie nuk do të jetë AKR-ja. Kështu ka thënë kreu i kësaj partie, Behgjet Pacolli.

    Ai ka thënë se nuk janë të interesuar të jenë pjesë e asnjë qeverie.

    “Po e vërtetë, nuk jemi të interesuar të jemi pjesë e asnjë qeverie”, ka thënë shkurt Pacolli për lajmi.net.

    Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme për formimin e Qeverisë së re.

    Madje presidenti Hashim Thaçi edhe zyrtarisht i ka kërkuar Mustafës emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

    LDK ka marrë vendim që Avdullah Hoti të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër.Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se ai pret që, mbase javën e ardhshme, koalicioni mund të jetë gati dhe të kërkojë votat e miratimit në Kuvendin e Kosovës.

    Për miratimin e qeverisë në kuvend kërkohen të paktën 61 vota për, të deputetëve.LDK-ja ka 28 deputetë. Por, 4 prej tyre, edhe sipas deklaratave të vetë zyrtarëve të LDK-së, mbeten në pikëpyetje nëse do ta mbështesin qeverinë e re, ku bën pjesë edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

    AAK-ja ka 13 deputetë, Lista Serbe 10, Nisma Socialdemokrate 4 dhe Aleanca Kosova e Re 2 deputetë.Kujtojmë se LDK-ja inicioi mocion mosbesimi kundër Qeverisë së drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), 44 ditë pas bashkëqeverisjes me të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!