×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Pacolli për Faton Pecin: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për shoqërinë tonë

    Reporteri
    23 Nëntor 2024 | 20:40

    Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatët e saj e akuzuan ministrin Faton Peci për shpifje e pretendime të rreme. Ky i fundit ka publikuar dokumentin ku shkruan se në vitin 2019, kompanisë që drejton Fahrije Hoti i është refuzuar aplikimi për grant.

    Pacolli thotë se ministra hajna, mosmirënjohës, arrogant, të paditur, shpifës e gënjeshtar janë një rrezik i madh për shoqërinë tonë.

    Mes tjerash, lideri i AKR-së shtoi se këta ministra për kauza të rreme lëndojnë gratë që kanë humbur gjithçka luftë.

    “Kur shoh veprime të tilla ndaj këtyre grave të pafajshme, nuk habitem më nga sulmet që këta qyqarë ndërmarrin edhe ndaj meje”, shkroi Pacolli në Facebook.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!