Kryetari i shumëkërkuar i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka qenë ndër politikanët më të përfolur ditët e fundit.
Shkak është bërë vendodhja e tij, kjo pasi që Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi futjen në karantinë veç nëse kthehet në Kosovë nga Zvicra.
Megjithatë Pacolli nuk ka treguar se kur do të vije në Prishtinë.
Por Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se kreu i AKR-së po e shqyrton mundësinë që sot të vijë në Prishtinë.
Kujtojmë se Pacolli po sot përmes postimeve në Twitter ndërsa kritikoi Kurtin tha se Kosova nuk meriton një qeveri që krijon dhe funksionon me lajme të rreme dhe që dëshiron të heq demokracinë parlamentare. /Reporteri.net/.