×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli reagon ashpër ndaj personave që sulmuan gruan rome: A keni ju motër apo nënë?

    Reporteri
    31 Maj 2019 | 15:32

    Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reaguar pas sulmit që i është bërë gruas rome në shesh të Ferizajt.


    Përmes një shkrimi në Facebook, Pacolli ka shkruar se ka parë sulmin, derisa ka pyetur ata sic ka shkruar ai djem të rinj që shihen në foto, a kanë motër apo nënë.

    Tutje, ministri ka kërkuar që policia të veprojë sa më parë.

    Shkrimi i plotë:

    Pashë pamje nga sulmi i sotëm në Ferizaj. Ju djem të rinj që sulmoni këtë grua të pa mbrojtur. A keni ndonjë motër apo nënë Ju? Kush ju jep të drejtën ta sulmoni? Policia e Kosovës të vepron sa më parë, me prioritet të lartë!!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!