×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli reagon pasi disa persona ia vunë flakën duarve të shitësit të cigareve: U trishtova kur e pash!

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 18:17

    Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj veprimit të disa personave të cilët shihen duke ia vënë flakën në duar një shitësi të cigareve, në një kafene në Prishtinë.


    Pacolli i ka porositur personat që janë përfshirë në rast që anjëherë të mos e trajtojnë askënd në atë mënyrë.

    Reagimi i tij i plotë:

    Bullizmi nuk është kurrë i pranueshëm. Për ata që qeshin në video, kam vetëm një pyetje? A do të qeshnit po të ishit Ju viktima? Kjo pamje më trishtoi shumë kur pashë. Asnjëherë mos trajtoni askënd në këtë mënyrë!!

    Ndryshe, Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin e djegies së duarve të një shitësi të cigareve në një kafene të Prishtinës. Në një përgjigje për Gazetën Express, policia ka thënë se personat e përfshirë në ngjarje janë intervistuar gjatë ditës së sotme.

    Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale cigarexhiu shihet duke tentuar ta ndalë flakën, ndërsa në sfond dëgjohen pjesëmarrësit duke qeshur me të. Askush nga të pranishmit nuk e ndihmon atë, për t’ia shuar flakët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!